MENU
klinika

Formula e bukurisë “Made in Albania”

Rritet industria kozmetike

06.11.2022 - 09:03

Dhjetë vite më parë, motrat Mikena dhe Ada, të cilat kishin pasion të bukurën, krijuan formulën e një kombinimi vajor. Sot ai është produkti më i shitur i kompanisë së tyre dhe mban të stampuar “Made in France” (prodhuar në Francë).

Formulimi ekskluziv “shqiptar” për shkak të kushteve të tregut nuk mund të mbetej i tillë deri në fund. Aktualisht, “Ada Herbs”, pjesë e titujve të revistave të huaja të bukurisë si “Vogue”, “Glamour” dhe “Health & Wellbeing”, numëron në portofolin e produkteve linja të plota kujdesi për flokët, fytyrën dhe trupin, të cilat ndjekin të njëjtin cikël: formulohen këtu, por prodhohen jashtë.

“Krijimi i çdo formule nis nga Shqipëria, sepse këtu jemi ne. Produktet tona formulohen, krijohen e më pas në kushte sigurie dhe patentimi prodhohen në Francë, pasi kanë kaluar të gjitha etapat e standardizimit të nevojshëm të certifikimeve që mbartin.

Lënda e parë sigurohet nga e gjithë bota, më së shumti Jugu i Francës, ku ndodhen laboratorët tanë. Filtrat e nevojshëm për sigurinë e produkteve tona kalohen me standardet e BE dhe ekselencën e prodhimit francez”, – pohojnë themelueset e kompanisë.

Sipas tyre, Shqipëria është pjesë jo e drejtpërdrejtë, për arsyen e thjeshtë se tregtimi dhe prodhimi i lëndës së parë për kozmetikën është i vështirë.

“Kjo është edhe një nga arsyet që na ka drejtuar ta zhvendosim prodhimin tonë në Francë, kryeqendrën botërore të kozmetikës cilësore dhe me standard.

Sigurisht kjo edhe si vendim strategjik të kompanisë, për të qenë në tregun europian dhe atë amerikan. Të hedhësh në treg një produkt ‘Made in France’ mbart seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e një prej superfuqive më të mëdha në botë”, – nënvizojnë ato.

Kufizimet teknologjike dhe ato laboratorike e bëjnë Shqipërinë pak tërheqëse për të zhvilluar një industri me potencial siç është ajo e kujdesit personal dhe kozmetik. Themi potencial, pasi Shqipëria është një ndër 25 eksportuesit kryesorë në botë të bimëve mjekësore, duke kultivuar apo duke mbledhur mbi 330 lloje.

“Shqipëria ka shumë potencial njerëzor, klimë të jashtëzakonshme, bimësi të shumëllojshme e të rrallë. Por bëhet shumë e vështirë në momentin që përballemi me mungesën e theksuar të infrastrukturës teknologjike, laboratorike në vend.

Shqipëria, momentalisht, nuk ofron as teste mikrobiologjike për produktet kozmetike, qoftë në laborator privat apo shtetëror, ndaj dhe krijimi i produkteve kozmetike në Shqipëri kërkon shërbime të shumëfishta nga jashtë, duke shënjuar rritje të skajshme të kostove, të cilat nuk e justifikojnë standardin”, – shprehen Ada dhe Mikena.

Rritet interesi për prodhimin e kozmetikës dhe kujdesit personal në vend

Pesë vite më parë, biologia Nerta Tushe vendosi të hapte laboratorin e prodhimit të kozmetikës dhe kujdesit personal në Lushnjë. E rritur në Athinë, ku ka studiuar dhe kishte ngritur laboratorin e saj të parë, vendosi të vinte në Shqipëri, duke e parë mungesën e kësaj hallke në vend, si një avantazh.

Sigurisht, avantazhi i një terreni të pashkelur ishte edhe sfidues, pasi në atë kohë nuk kishte ende një ligj që rregullonte tregun, që bazohej vetëm në rregullore, shpesh të paqarta.

E mësuar me një tjetër kulturë pune, ku prodhimi i një produkti, krijimi i një dosjeje dhe marrja e një miratimi kërkonte kohë të gjatë e struktura të shumta, vendosi të vazhdonte të zbatonte të njëjtat rregulla. Tashmë numri i klientëve vendas apo të huaj rritet dita-ditës. Laboratori i saj prodhon produkte për klientë në Dubai, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë, por edhe vendas.

“Më parë, aktivitetin tonë e kishim në Athinë dhe jemi transferuar. Si fillim, laboratori ka prodhuar vetëm produkte kozmetike, por më pas, duke parë që Shqipëria është e pasur me bimë mjekësore, kemi bërë grumbullim dhe përpunim të bimëve mjekësore, për të ruajtur një traditë shqiptare.

Përveç produkteve kozmetike të linjës sonë individuale, në laboratorin tonë prodhohen edhe produkte të 17 kompanive të tjera. Prodhojmë për Zvicrën, Dubain, kemi hyrë në Londër dhe jemi duke punuar për shtetin e Nju Jorkut”, – pohon ajo.

Një pjesë të mirë të lëndëve të para u duhet ta importojë nga jashtë në vende si Greqia, Italia apo Franca, pasi nuk janë të disponueshme.

“Në Shqipëri nuk kemi kolagjen, emulgues apo acid hialuronik, apo ndonjë lëndë tjetër të nevojshme. E vetmja gjë që prodhojmë në Shqipëri janë vajrat esencialë, një ndër lëndët e para për industrinë tonë, të cilat ne i përdorim në laborator sipas standardeve dhe ky është sekreti ynë.

Për të nxjerrë një litër vaj esencial duhen tonë të tëra bimësh për të arritur rezultatin e mirë që kanë vajrat. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në këtë aspekt, pasi është e pasur me bimë mjekësore”, – nënvizon ajo.

Por industria që po funksionon shumë mirë në hallka të ndryshme të saj nuk mund të veprojë si një e vetme, për t’u bashkuar dhe për të shfrytëzuar potencialin që ka. Në këtë aspekt është qeveria, nëpërmjet politikave të saj, që sheh mundësitë dhe zhvillimet e tregut dhe bashkon të gjitha hallkat, duke i mbështetur për të rritur vlerën e “Made in Albania” në tërësi.

Zadream 1 1054
Ëndrra zadrimore e prodhimit artizanal “lufton” e vetmuar

Pesë vite më parë, Laureta Lemezhi themeloi “ZaDream”, e specializuar për sapunin artizanal. E mësuar me punët e rënda të fshatit, që kanë angazhim më të madh dhe lodhje fizike, sipërmarrja e saj e vogël i duket shumë më komode, edhe pse i duhet të luftojë çdo ditë për ta mbajtur në jetë. Pavarësisht të gjithave, nuk dekurajohet.

“Ecuria ka qenë e mirë, pasi falë kësaj ne si familje kemi disa të ardhura më shumë që po shkojnë për shkollimin e fëmijëve. Nga pesë gra që kemi qenë në fillim, tani jam vetëm unë. Një pjesë kanë emigruar jashtë, duke kërkuar mundësi më të mirë për veten. Po përpiqem me çdo kusht ta mbaj në këmbë këtë aktivitet dhe të bind edhe fëmijët ta duan, si një mënyrë për t’i mbajtur këtu në vendin e tyre.

Fokusi ynë është të marrim bimë të vendit, të cilat nuk na mungojnë. Vajrat esencialë i marrim në Koplik ose në Lezhë, sipas nevojës. Duke qenë se kemi një produkt që ka gjithçka bimore dhe pa shtesa të huaja, kostoja e prodhimit është e lartë. Edhe shitja është e vështirë. Na ka dhënë një dorë bashkëpunimi me ‘Mrizin e Zanave’ që ka funksionuar shumë mirë me të gjithë punishtet e zonës sonë”, – pohon ajo.

Në produktet e saj përdor një mori bimësh mjekësore dhe prodhimi i përshtatet gjithmonë sezonit. Synimi në shitje është kryesisht tregu vendas, pasi kostot për dërgimin jashtë janë rritur ndjeshëm.

“Përdorim bimë të tilla si menteja, sherbela, livanda, rozmarina; agrumet si portokalli, shega, sipas sezonit përshtatim edhe produktin. Përdorim gjithashtu vajin e ullirit të vendit dhe dyllin e bletës. Aktualisht jemi të fokusuar te tregu vendas pasi jashtë, edhe pse ka interes, kostoja për ta dërguar është e lartë dhe produkti bëhet i shtrenjtë.

Për mua do të ishte e mjaftueshme dhe nëse do të funksiononte lidhja brenda vendit me njësi të tjera treguese. Ne jemi një biznes i vogël që nuk i ofrohen shumë mundësi por që produkti është i veçantë dhe ka vlera, edhe pse me kosto disi të lartë, diçka që ndodh me ato bimore”, – nënvizon znj. Lemezhi.

Bimët mjekësore, zinxhiri i vlerës dhe problematikat

Një studim sektorial i GIZ dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që merrte në analizë edhe industrinë e bimëve mjekësore dhe aromatike në funksion të IPARD III vitin e shkuar, sillte në vëmendje zinxhirin e vlerës. Referuar studimit nënvizohej se struktura e zinxhirit të vlerës është e fragmentarizuar.

“Fermerët nuk janë të organizuar në kooperativa. Numri i mbledhësve apo grumbulluesve më të vegjël është më i lartë, ndërsa përpunimi dhe eksporti kryhet nga 31 kompani eksportuese.

Struktura e zinxhirit të vlerës është relativisht e thjeshtë: kryesisht korrës dhe disa fermerë ua shesin grumbulluesve dhe këta të fundit te tregtarët me shumicë/eksportuesit. Shumë eksportues po përpunojnë bimët mjekësore dhe aromatike për të prodhuar vajra esencialë” – thuhej në studim.

Sa u takon përpunuesve, si hallka e fundit në zinxhirin e vlerës në varësi të shkallës së tyre të aktivitetit, tregtojnë mesatarisht 150 dhe rreth 2000 tonë bimë mjekësore në vit.

Kapaciteti i përpunuesve të vegjël, sipas studimit, varion nga 150 deri në 500 tonë në vit, dhe qarkullimi është më i ulët se 1 milion euro. Në intervistat me eksportuesit, disa nga problematikat në këtë hallkë janë kapaciteti përpunues i kufizuar, kapaciteti i ruajtjes, teknologjia jo e përshtatshme e përpunimit dhe më e rëndësishmja, mungesa e kapitalit qarkullues.

Shifrat, rriten eksportet në grupin e kozmetikës
Pavarësisht potencialit që ka vendi për të zhvilluar industrinë kozmetike, në vlera ajo mbetet ende një fraksion shumë i vogël, në raport me industritë e tjera.

Zgjerimi i përpunimit apo prodhimit të përbërësve që kanë vlerë të shtuar, kërkon investime të mëdha të cilat aktualisht janë sporadikë dhe të lidhura kryesisht me grumbulluesit apo eksportuesit e bimëve medicinale. Tendenca e kësaj industrie gjithsesi është e qarë me një rritje të shpejtë në eksporte edhe pse në vlerë modeste.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për kategorinë e eksporteve “Vajra thelbësorë dhe rrëshirat, përgatitjet e parfumeve, kozmetikës dhe tualetit” kanë një kërcim të beftë me 40 për qind nga viti 2020 në atë 2021 duke regjistruar 12.3 milionë euro.

Pas një ecurie të njëtrajtshme që luhatej në 770 mije euro deri në vitin 2015, duket se rritja ka nisur nga viti 2016 duke ruajtur këtë tendencë deri në vitin 2019, kur eksportet arritën 8.1 milionë euro. Pandemia, e cila ndikoi thuajse çdo segment të ekonomisë, e ka detyruar edhe këtë pjesë të bëjë një hap pas, me një rënie prej 8.8 për qind për ta rimarre veten menjëherë në vitin 2021.

Të marra në analizë, eksportet sipas shteteve tregojnë se deri në vitin 2016, ecuria ishte e ngjashme thuajse për të gjithë destinacionet, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, Austria, Maqedonia e Veriut, Spanja, Belgjika, Gjermania. Por në 2017 eksportet drejt SHBA-së pësojnë shkëputjen nga grupi tjetër duke regjistruar një rritje të shpejtë, që edhe pse me luhatjet e periudhës së pandemisë, kulmuan në vitin 2021 duke e bërë vendin kryesor, me 47% të totalit. E dyta pas SHBA-ve është Kosova, me 38%.

Bimët mjekësore, Shqipëria prodhon 330 lloje, më të eksportuarat sherbela dhe livanda

Në Shqipëri kultivohen ose mblidhen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike.

Një publikim i posaçëm i Agjencisë Shqiptare të Investimeve të Huaja, i cili përmbledh ecurinë e sektorit në tërësi, nënvizon se vendi ynë është ndër 25 eksportuesit kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në botë.

Të paktën 95% e gjithë prodhimit orientohet drejt eksportit. Sipas AIDA-s, rritja e eksporteve të këtij grupi ka qenë e vazhdueshme edhe pse në total, të ardhurat e gjeneruara mbeten modeste. Në vitin 2020, këto eksporte llogariteshin 44 milionë euro.

Rreth 32% e eksporteve të këtij grupi orientohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kaq, edhe drejt Gjermanisë. Në Turqi rreth 10% dhe po kaq edhe në Francë. Shumica e prodhimit bëhet nga mbledhja e gjerë nga individë të pavarur, çka përbën 80%, kurse pjesa tjetër është e kultivuar.

Por cilat janë bimët mjekësore dhe aromatike më të eksportuara?

Në vend të parë, sipas përmbledhjes së AIDA-s, është sherbela dhe pas saj vjen livanda (levander), rigoni është i treti dhe më pas trumza, mollët e egra.

Shqipëria është furnizues kyç i tregut të SHBA me sherbelë dhe tregut gjerman me trumzë.

“Fermerët në Shqipëri aktualisht kultivojnë, grumbullojnë dhe eksportojnë 186 lloje të bimëve mjekësore dhe aromatike nga 330 llojet e bimëve mjekësore dhe aromatike që rriten në total në Shqipëri. Sektori punëson mbi 90,000 punonjës, 10% e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë”, – vlerëson publikimi.

Sipas AIDA-s, bimët mjekësore dhe aromatike në Shqipëri rriten kryesisht në Shkodër, Malësi e Madhe, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Kukës. Tradicionalisht, bimët mjekësore të egra në Shqipëri eksportohen si lëndë e parë. Ato përpunohen më tej dhe paketohen në tregjet e eksportit, për t’u shitur me çmim më të lartë.

Aktualisht operojnë 40-50 kompani eksportuese MAP Shqipëria, pjesa më e madhe e tyre i përpunon më tej bimët për prodhimin e produkteve si vajrat esenciale.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi