MENU
klinika

Rama: Do të shpërndahet në fillim të dhjetorit

Sa do jetë bonusi i fundvitit që do përfitojnë pensionistët

04.11.2022 - 16:23

Kryeministri Edi Rama është shprehur se bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet në fillim të muajit dhjetor.

Kreu i qeverisë tha se ata do të përfitojnë si bonus këtë vit një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra.

“Mbështetja për njerëzit, për ata që janë më nevojë, dhe për të gjithë sepse inflacioni i ka prekur të gjithë, dhe të gjithë kanë nevojë për mbështetje. Kemi rritur paga, disa më shumë e disa më pak. Pensionet janë indeksuar 2 herë, por ky është vit i veçantë nga barra. Përsëri kemi garantuar që pensionistët në fillim të muajit dhjetorit do marrin edhe një bonus mbështetje prej 50 mijë lekësh. Edhe vitin e ardhshëm do mbështesim qoftë me rritje pagash e pensionesh, mbështetje për nëna me 2 e 3 fëmijë, edhe për të vazhduar të gjitha ato punë e investime që na sjellin më shumë të ardhura”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Procedura dhe kategoritë që përfitojnë

Pensionet/ Javën e ardhshme nis shpërndarja e shpërblimeve