MENU
klinika

Vendimi i Bordit

Sa do të shitet nafta në vend?

01.11.2022 - 12:33

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër.

Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Sipas Monitor gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.

Ndonëse në Bursa nafta është në tendencë rënieje prej disa javësh, duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, në tregun vendas karburanti vijon të jetë pranë nuveleve maksimale, që arritën deri në 265 lekë për litër në mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me sa shiten nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Nga Russian Today/ ..."një vend që prodhon energji"

“Arabia Saudite nuk është më një vend i naftës”