MENU
klinika

"Atë datë Ramës do i japim një përgjigje..."

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri, çfarë paralajmëron Berisha

17.11.2022 - 22:52

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama kërkon të rrëmbejë flamurin e PD-së përmes Alibeajt.

Berisha tha se PD do të organizohet dhe do të rezistojë ndaj veprës së Ramës, ose në të kundërt sipas tij, ajo do të shuhet.

Ai shtoi gjithashtu se Rama do të marrë një përgjigje shumë të ashpër në datën 6 dhjetor, datë që përkon me mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri, ku pritet të vijnë në vendin tonë gjithë kryeministrat e Europës.

“Ne flamurin Edi Ramës nuk ia dorëzojmë. Vulën e merr Edi Rama jo Alibeu. Në datën 6 do të ketë një përgjigje shumë të fuqishme. Sikur gjithë ushtritë e botës të jenë këtu, Tirana është e qytetarëve dhe askush nuk i ndalon të dalin në shesh. Një gjë të jeni të sigurtë. Unë përpiqem me seriozitetin më të madh. Ne nuk shkojmë me armë në Kuvend, shkojmë me fjalë. Absolutisht në Kuvend ashtu ka qenë çdo ditë. Ne në qoftëse këta e çojnë PD-në përpara alternativës “Të jesh a të mos jesh”, të jeni të bindur se ajo do të qëndrojë fuqishëm. Shikoni çfarë bëhet me Portin e Durrësit o zotëri. Janë të mirëseardhur që të gjithë, por beteja vijon. Ishte si ishte 12-ta erdhën. Ne po mbrojmë demokracinë. Kjo betejë do shkojë ose do të shuhet PD-ja, ose do të mbijetojë. Kushdo që do të tentojë të krijojë peudopluralizëm të përgatitet mirë. Jemi në betejë”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN