MENU
klinika

Dëmshpërblimi i vendeve të varfra

Samiti për Klimën, arrihet marrëveshja historike!

20.11.2022 - 12:42

Në orët e para të së dielës u mbyll me një vendim historik për dëmshpërblimin e vendeve të varfra konferenca e 27 e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e cila u zhvillua në qytetin bregdetar të Sharm el-Sheikh në Egjipt.

Vendimi parashikon kompensimin e të gjitha vendeve te varfra të cilat vuajnë nga ngjarje ekstreme të motit të tilla si thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Këto fenomene janë përkeqësuar nga emetimi i gazrave të dëmshme të tilla si dioksidi i karbonit nga vendet e industrializuara.

Ndërkohë që vendet e varfra, megjithëse luajnë një rol të vogël në ndotjen e atmosferës, e cila ndikon më pas në ngrohjen globale, vuajnë pasojat më të rënda nga ndryshimet klimatike.

Ato kishin bërë presion për 30 vjet që vendet e pasura të ndihmonin të paguanin faturën për “humbjet dhe dëmet” e shkaktuara nga ngrohja globale.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e mirëpriti vendimin me anë të një postimi në Twitter, por tha që akoma më shumë duhej bërë për të reduktuar në mënyrë drastike emetimet e gazrave të dëmshëm duke filluar që nga sot. Ai i kërkoi të gjitha vendeve në botë që të mos e ngadalësonin luftën e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.

“Ne mundemi dhe duhet ta fitojmë këtë betejë që ka të bëjë me jetët tona”, shtoi ai.

Konferenca e 27 për ndryshimet klimatike e Kombeve të Bashkuara u mbajt nga data 6 nëntor deri në datën 20 nëntor në Egjipt. Në tw morën pjesë rreth 120 kryetarë shtetesh si dhe kishte 35 mijë pjesëmarrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Economist"/ Ndarja e faturës së klimës

Si mund t’i luftojnë ndryshimet klimatike vendet e varfra?