MENU
klinika

Projekti për Portin e Durrësit

Selenica: Alabbar sjell vizionin që ka patur për Dubain

27.11.2022 - 11:18

Drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica e konsideron një fat të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, projektin për Portin e ri të Durrësit.

Ai u shpreh në një intervistë në “Euroneës Albania” se Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Eagle Hills” që do të kryejë investimin për projektin më madhor, do të sjellë në Durrës vizionin që ka pasur për Dubain. Sipas tij ky investim është një fat i jashtëzakonshëmpër Shqipërinë.

Selenica: Ne merremi me studimet stategjike. Kemi bërë studime shumë serioze. Sidomos duke ndarë prioriotetet e ekonomisë shqiptare, zhvillimet bregdetare janë potenciali më i madh i ekonomisë shqiptarë, ato mund të gjenerojnë rreth 100 miliardë euro në vit, studim i bërë pothuajse 20 vite përpara.

Duke patur këtë jemi munduar që t’i ndjekim. Nga vtiti 2004-2088 kam sjellë unë kompaninë nga Dubai për të bërë këto zhvillime. Erdhën këtu takuan qeverinë shqiptare, dhanë një listë me kushte dhe nuk u bënë. Kompani të tilla që t’i lëvizësh është çdi e madhe. Për Shqipërinë është një fat i jashtëzakonshëm.

Dubai është një nga vendet që më ka çuditur që kur kam shkuar para 20 vitesh. Personi që e ka bërë këtë është zoti Alabbar që ka patur vizionin dhe ia ka përkrahur sheik, Emiri i Dubait, Ky është një koncept qyteti modern, që këtë qytet vetëm Singapori e ka, të njëjtën koncept ai do ta sjellë në Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN