MENU
klinika

Mediet e huaja: Dyshohet se pësoi atak në zemër

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov përfundon në spital?

14.11.2022 - 08:25

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shtruar me urgjencë në spital në Bari, ku kishte shkruar për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 (G20).

“AP” shkruan se Lavrov përfundoi në spital pas një problemi që kishte me zemrën. Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quan të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi.

Konkretisht, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi “ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”.

Pak më vonë, Maria Zakharova ka postuar një video me Sergej Lavrov nga hoteli i tij, duke dashur të japë një përgjigje në këtë mënyrë për mediat ndërkombëtare. “Zoti Lavrov, ka raporte se jeni në spital”, dëgjohet duke thënë Zakharova, ndërsa ministri i Jashtëm rus u përgjigj: “Dhe zotit Putin i thuhet për 10 vjet se është i sëmurë, kështu që nuk është asgjë e re në botën politike. ”

Kujtojmë që Lavrov ka marrë pjesë në Bari për takimin e G20, aty ku përfaqëson Vladimir Putin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN