MENU
klinika

Festivali i Shahut

Shëngjin/ Mjeshtri Ndërkombëtar i Shahut Fatos Muço ‘përballë’ afganëve

01.11.2022 - 12:19

Shëngjini ishte mikpritësi i Festivalit të Shahut në këto javë të fundit, nën organizimin dhe kujdesin e Federatës Shqiptare të Shahut, me president z.Erald Dervishi.

Përveç Kampionatit Kombëtar Ekipor, Kampionatit Mbarëkombëtar të rapidit dhe blitcit, është zhvilluar dhe një simultane nga Mjeshti Ndërkombëtar Fatos Muço me Komunitetin Afgan që jeton pranë  ‘Rafaelo Resort’, në Shëngjin.

Aktiviteti u organizua ditën e djeshme, në kuadër të Festivalit të Shahut Lezha 2022, duke promovuar vlerat sociale të shahut në komunitet.

I pari Mjeshtër Ndërkombëtar për këtë sport në vendin, Fatos Muço mban mbi supe rekordin e  kampionateve kombëtare të fituara. Për herë të parë, medaljen e kampionit e siguroi në vitin 1974, çka u përsërit edhe shumë herë të tjera.

Pamjet e shkëputura nga aktiviteti: