MENU
klinika

Dhunohet avokati

Sherr pas seancës gjyësore për një çështje pronash

24.11.2022 - 14:48

Ka përfunduar me dhunimin e një avokati një seancë gjyqësore në Fier këtë të enjte.

“News24” bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit, pas një seance për çështje pronash.

Sapo kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën dhe dhunës nuk i ka shpëtuar as avokati, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Paraprakisht bëhet me dije se katër persona janë shoqëruar në Komisariat por policia nuk ka ende një njoftim zyrtar .