MENU
klinika

"Të duam përsëri!"

Shijak, Rama rikonfirmon Elton Arbanën për kryebashkiak

07.11.2022 - 13:47

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ndërtimin e banesave të reja në Shijak, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në nëntor mbyllet përfundimisht “plaga” e tërmetit për Bashkinë e Shijakut, ku sipas tij do të strehoen të gjitha familjet e goditura nga tërmeti.

Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak, duke thënë se është kryebashkiaku që I ka qëndruar më afër komunitetit, se të gjithë kryebashkiakët e zonave të tjera të tërmetit.

“Ndiejmë dhimbje për jetët e humbura, por ndihemi vërtet krenarë për mijëra e mijëra familje të tjera që i strehuam. Padiskutim në një lagje që s’ka krahasim me atë që ishin. Në katin e parë të shtëpive të reja janë njësitë e shërbimit. Pra do të kemi edhe postën, edhe OSHEE edhe shërbimet e ujësjellësit, etj. Do të kemi hapësira për fëmijët e për të rriturit. Kështu që lagjia do të jetë vërtet një lagje e re e me jetë. Me sens komuniteti e me sens solidariteti social. Brenda nëntorit do të strehoen 637 familje, duke e mbyllur këtë plagë për këtë bashki. Nuk dua të marr kohë nga shorti se ju mezi e keni pritur këtë short. Kështu që askush nuk mund të ankohet pse mua më lanë në kat të parë, mua pse më lanë majtas dhe djathtas. Përjashtim ka vetëm për të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët nuk mund të ngjiten në katin e katërt. Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. Nuk ka gjë më të mirë kur një emigrant na e vlerëson punën. Fjalët e tij ishin një compliment i madh. Vlerësimi i tij po ashtu. Rolt ë rëndësishëm ka pasur edhe kryetari juaj I bashkisë që ka qenë zgjedhja e duhur. Për këtë arsye unë sot dua t’ja them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. Për fat të mirë na e mundëson që t’ju mbrojmë juve. Nga fatura tuaja 20 % paguani ju ndërsa 80 % të tjera e paguan qeveria dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe të biznesit të vogël”, u shpreh Rama.