MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shkaqet e mishit të huaj në hundë

24.11.2022 - 10:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shkaqet e mishit të huaj në hundë

Mjeku: Polipet nazale (mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës. Polipet nazale rriten në indin e inflamuar të mukozës së hundës. Mukoza është një shtresë e lagësht, e cila mbron shtresat më të thella të hundës dhe sinusit, si dhe i jep lagështirë ajrit gjatë frymëmarrjes. Gjatë një infeksioni apo reaksioni alergjik, mukoza nazale enjtet dhe hunda kirurgjiskuqet, duke prodhuar edhe fluide të ndryshëm. Irritimi i vazhdueshëm i mukozës mund të shkaktojë polipe, të cilat zakonisht janë me formë të rrumbullakët dhe bllokojnë rrugët nazale.

Gjithsesi mund të krijohen polipe edhe në rastet pa probleme paraprake nazale, por faktorët e riskut më të shpeshtë janë:

Infeksion kronik i sinusit
Astma
Riniti alergjik, rrufë
Fibroza cistike
Sindroma Churg-Strauss
Ndjeshmëria ndaj NSAID ( aspirin, ibuprofen, naproxen.)
Polipet nazale janë masa të buta që nuk dhembin, zakonisht ndodhen në zonën e drenimit të sinuseve të sipërme me kavitetin nazal. Polipet mund të rriten mjaftueshëm sa të bllokojnë dhe rrugët nazale duke dhënë simptoma si më poshtë:

Bllokim hundësh
Rrjedhje hundësh
Rrjedhje postnazale
Kongjestion nazal
Reduktim i ndjesisë së të nuhaturit
Frymëmarrje me gojë
Rritje e presionit në zonën e ballit apo fytyrës
Gërhitje

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN