Është shkarkuar nga detyra prokuroti I Durrësit, Ilir Turja. Trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian vendosi se prokurori Turja kishte probleme me kriterin e pasurisë.
Në seancën e 3 nëntorit, trupa e KPK-së nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës, lidhur me informacionet e siguruara prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK pas përditësimit të raportit, ku ngriheshin dyshime për veprime korruptive në një çështje.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler. Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.