Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të kësaj të shtune në Durrës, në një butik në pronësi të një gruaje. Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Sasia e lëndës plasëse bëhet me dije se ka qenë e vogël, e për rrjedhojë ka vetëm dëme materiale.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.