MENU
klinika

“Del me 420 dollarë muaji”

Shqipëria, një nga 6 vendet më të lira evropiane për të jetuar

22.11.2022 - 21:25

“Schengenvisai” ka renditur disa nga vendet në evropiane më të lira për të jetuar.

Vendet më të lira për të jetuar sipas “Schengenvisai” janë: Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia.

Sipas medias, 420 dollarë në muaj janë të mjaftueshme për të jetuar në Shqipëri, pa përfshirë qiranë. Sipas saj Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike.

“Pas tij vjen Durrësi, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit. Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri, teksa është cilësuar një parajsë e udhëtarëve.

Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Sipas “ShengenVisa”. Ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht i lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet” thueht në media.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeqytete shqiptarësh / Dossier

Prishtina e Tirana, 2 kontraste nga i njëjti komb