Pas trajnerit Reja, në sallën e Konferencave të stadiumit “Air Albania” mbërritur trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në prag të sfidës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Trajneri i të kaltërve nuk e fshehu zhgënjimin që Italia e tij do të luajë këtë miqësore, në vend të angazhimit në Botëror, megjithatë pranoi se kanë vlerësuar maksimalisht sfidën me kuqezinjtë.
Shpresojmë që nëntori të kalojë shpejt dhe në qetësi…
Po, do të jetë një muaj i vështirë për fat të keq.
Vini në një moment të vështirë dhe do të gjeni përballë një kundërshtar që ka mbështetjen e një stadiumi të tërë. Sa e vështirë do të jetë të mbash skuadrën të përqendruar?
Pavarësisht zhgënjimit që po përjetojmë në këto momente, ndeshjet janë të gjitha për t’u respektuar dhe për t’u trajtuar me seriozitetin maksimal. Është një ndeshje që do ta luajmë mirë dhe kjo është e sigurt. Është një ndeshje ku mund të provojmë djem të rinj, të cilët nuk i njohim ende mirë.
Ndryshe nga grumbullimi i kaluar në Ligën e Kombeve, janë rikthyer Chiesa e Zaniolo. Ndërkohë mungon Kean, ndonëse shënoi dy gola ndaj Lazios…
Më vjen shumë mirë që Federico është erikthyer, pasi është një element shumë i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë vlen edh epër Zaniolon, që është lojtar që mund të na japë shumë. Është një lojtar që do të përmirësohet shumë në të gjithë pikëvështrimet. Është i ri dhe ka të gjithë kohën për t’u përmirësuar. Moise është sjellë gjithmoën mirë kur ka qenë me ne dhe duhet vetëm të vazhdojë të bëjë mirë, pasi i ka dyert e hapura në Kombëtare.
Në një moment si ky, a është Shqipëria kundërshtari i duhur?
E vlerësojmë maksimalisht, ashtu si çdo kundërshtar. Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është një skuadër kaq e dobët, ndaj unë shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim si do të shkojë.
Cili futbollist shqiptar që luan në Serinë A, të ka bërë më shumë përshtypje?
Të gjithë që luajnë atje janë shumë të zotët, pasi në të kundërt, nuk do të luanin atje. Janë të gjithë të zotët, përderisa luajnë atje.
Keni fituar 34 nga 55 ndeshje, jeni kampionë Europe, por jashtë Botërorit. Çfarë ndjesie ju jep kjo situatë?
Në fakt është një ndjesi që nuk po e përjetoj këtë javë, por prej muajsh, që nga marsi. Kemi gabuar shumë dhe sporti ka edhe këtë anë të medaljes. Pas një Europiani fantastik, erdhi ku zhgënjim i madh. Një Botëror pa Italinë është disi ndryshe, ndaj duhet të punojmë në mënyrën e duhur për të shmangur zhgënjimet të tilla.
Keni vendosur se me cilën skemë do të luani, pasi së fundi keni aplikuar edhe rreshtimin 3-5-2? I qëndroni idesë që Zaniolo është më mirë të luajë si mesfushor?
Unë mendoj se Zaniolo, për cilësitë që ka, mund të japë më të mirën në mesfushë. Ai luan shpesh si gjysmë sulmues, apo si sulmues krahu, ndaj i njeh mirë edhe këto role. Në varësi edhe të sistemit të lojës, ai mund ët na japë shumë. Sa i përket skemës, kemi lojtarë që kanë luajtur me rreshtime të ndryshme dhe dinë të përshtaten me 4-3-3, 3-5-2 etj., ndaj kjo na jep mundësinë të përshtatemi dhe të ndryshojmë në varësi të ecurisë së lojës.
Kush do të luajë në krah të Verratit nesër?
Në mesfushë mund të luajë kushdo, ndonëse od të mundohemi të lëmë pushim ndojë që ka luajtur vërtetë shumë. Mund të luajë Barela, Tonali, apo të dy. Mund të luajnë edhe të tre, bashkë me Verrattin. Mund të luajmë me dy apo me tre në mesfushë, kjo nuk përbën problem, pasi të gjithë futbollistët janë të zotët të përshtaten më së miri.
Sa e njihni kombëtaren shqipytare, duke qenë se keni punuar më parë me dy shqiptarë si Shaqiri e Rey Manaj?
E njoh mjaftueshëm, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Itali, të cilët i njoh të gjithë, ashtu si edhe të tjerë që luajnë në Europë. Është gjithmonë një kënaqësi të rikthehem në tiranë, ndonëse për herë të fundit kam qenë para shumë vitesh, kur luaja me shpresat e Italisë.