MENU
klinika

Bonusi i Rijetëzimit

Shtëpia e piktorit Vangjush Mio një muze privat

01.11.2022 - 18:28

Pesë shtëpi monumente kulture po restaurohen falë programit të ri të mbështetjes financiare me Bonusin e Rijetëzimit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizituan sot Shtëpinë-Muze e piktorit të madh korçar, Vangjush Mio, në Korçë.

Ministrja Margariti informoi se është propozuar që kjo shtëpi të kthehet në një muze privat me standarde bashkëkohore dhe hapësira të bukura ekspozimi.

Margariti u shpreh se bëhet fjalë për një shtëpi 200-vjeçare që ka përfituar nga Bonusi i Rijetëzimit.

“Për restaurimin e banesës janë parë elementë nga vetë pikturat e Mios, për të ruajtur origjinalitetin e saj”, tha ajo.

Margariti u shpreh se Ministria e Kulturës ka propozuar që ky të bëhet një muze privat.

“Është aktualisht një muze dhe për ta bërë të qëndrueshëm financimin që ka bërë vetë familja do të ishte e udhës të ecej në këtë formë. Aktualisht është pa biletë. I kam këshilluar familjarët si të ndjekim hapat ligjorë. Gjëja më e mirë të bëhet një muze privat. Ne për momentin kemi pak të tillë”, tha ajo.

Gjithashtu kryeministri vizitoi edhe “Shtëpinë Kote”, një nga më të njohurat në Korçë, e cila daton në gjysmën e parë të shek.XIX, monument kulture i kategorisë I, falë bonusit të rijetëzimit do të rimarrë tërë shkëlqimin e humbur.

Margariti u shpreh se kjo është banesa më e vjetër në Korçë me këtë lloj arkitekture.

“Do ketë funksionin bujtinë dhe ne duam përshtatjen në një muze etnografik”, tha ministrja.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale