MENU
klinika

Kush janë pesë të dënuarit

Si ndodhi atentati ndaj Ines Hajrulla

23.11.2022 - 11:09

Tri vite pas një atentati të bujshëm, Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë ka përfunduar gjykimin dhe ka dhënë dënimet ndaj 5 të akuzuarve. Atentati ndaj Inez Hajrulla u regjistrua më 10 maj të vitit 2019.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pëllumb Zaimaj, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi dënoi me 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po me kaq vite, është dënuar Gentjan Dautaj (Zoto) për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Ndërkohë, 30 vite burgim janë dhënë për Igli Memaj (Suloti) për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi (Cima) dhe Albano Goxhaj.

DINAMIKA E NGJARJES
Ngjarja u regjistrua më 10 maj të tri viteve më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nëntë persona: Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër, autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të Bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia i është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur.

Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë, Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë