11.11.2022 - 11:52
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen me thikë të kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Sipas News24, përveç Kokoneshit janë plagosur edhe dy person të tjerë që shoqëronin Kokoneshin.
Mësohet se autori është Ergest Xhelili, ish punonjësi IT në bashkinë e Divjakës.
I gjithë incidenti ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore, ku fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Te plagosurit jane transportuar ne spitalin e Lushnjes dhe ndodhen nen mbikëqyrjen e mjekeve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ndalohet autori, ja emri i tij