MENU
klinika

Tubimi i dytë më i madh i shqiptarëve

Si u festua Pavarësia e Shqipërisë

29.11.2022 - 17:19

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina luksoze gjatë natës për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre, raporton Daily Mail.

Me mjete tip Audi, Range Rover dhe Porsche 4×4 ndalojnë rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë përpiqen të rregullojnë trafikun.

Burra e gra shqiptarë valëvisin flamurin kuq e zi nga xhamat e makinave të tyre, përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një G-class Mercedes, që kushtojnë përkatësisht rreth 120.000 dhe 160.000 paund, shkruan media britanike.

Në vende të tjera xhironin gomat në rrugë, ndërsa vajza të reja me veshje tradicionale kërcenin në rrugë.

Fishekzjarre u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.

Festa e shqiptarëve vjen në një moment po diskutohet shumë emigrimi i tyre në Britani. Shqiptarët përbëjnë pak më shumë se një të tretën e njerëzve të zbuluar që hynë në vend përmes Kanalin Anglez me gomone në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Një shifër në rritje krahasim me vitet e mëparshme, ku vetëm 3% e të ardhurve në vitin 2021 janë me kombësi shqiptare dhe vetëm 1% në 2020.

Në tre muaj, nga korriku deri në shtator, 45% e personave që hynë në vend me gomone ishin shqiptarë (9,076) dhe në disa ditë shifra ishte deri në 80%.

Festimet mbrëmë shënuan tubimin e dytë të madh të shqiptarëve në kryeqytet këtë muaj pas protestave kundër ministres të Brendshme dy javë më parë.

Një grup protestuesish mbuluan me flamurin e tyre statujën e Ëinston Churchill në Sheshin e Parlamentit më 12 nëntor, ndërsa protestuan kundër deklaratave të bëra nga Suella Braverman.

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën në Urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Ëestminsterit duke i kërkuar qeverisë që t’i respektojë ata dhe të drejtat e tyre, duke deklaruar: “Jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”.

Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN