Sirenat e Mbrojtjes ajrore pritet të dëgjohen sot dhe nesër në zona të ndryshme të Selanikut dhe Thermaikos.
Ky lajm është bërë me dije nga autoritetet të qarkut, të cilët thanë se sirenat elektrike dhe manuale të mbrojtjes ajrore civile do të vendosen në komunitetet lokale Peraia, Nea Epivata, Agia Triada, Nea Michaniona, Nea Kerasia dhe Epanomi.
Në njoftim thuhet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga sirenat, pasi kjo do të jetë një praktikë e cila do të bëhët në kuadër në një prove stërvitore nga forcat ushtarake greke.
“Këto janë pjesë e programit vjetor të mirëmbajtjes, riparimit dhe vendosjes së sirenave të reja aty ku është e nevojshme. Sigurisht që nuk ka arsye për shqetësim nga ana e banorëve pasi këto janë prova.
Veçanërisht në këto çështje duhet të jemi të gatshëm në çdo kohë dhe gjithmonë në vëzhgim për të gjitha mundësitë. Prandaj sistemet tona të mbrojtjes duhet të funksionojnë në mënyrë perfekte”, thuhet në komunikatën e bashkisë së Thermaikos.