MENU
klinika

Një ditë para dhe pas ndeshjes

Skocia vendos një rregull të ri në futboll

28.11.2022 - 19:02

Pasi dekretoi ndalimin e goditjeve me kokë në vitin 2020, duke i penguar zyrtarisht lojtarët ta bënin këtë nën moshën 12-vjeçare, gjatë seancave stërvitore javore; një dispozitë që aktualisht është unike në Evropë, federata skoceze ka vendosur ta shtrijë këtë iniciativë edhe për futbollistët profesionistë.

E gjitha kjo për të shmangur rrezikun e demencës në moshën madhore. Studimet e fundit, duke përfshirë një të kryer nga Universiteti i Glasgoë, kanë nxjerrë në pah lidhjen e drejtpërdrejtë midis goditjeve me kokë në futboll dhe sëmundjeve neurodegjenerative, duke theksuar një rrezik 3.5 më të lartë në popullatën e futbollistëve në krahasim me atë të përgjithshëm.

Prandaj, futbollistëve profesionistë në Skoci do t’iu ndalohet të lëvizin një ditë para dhe një ditë pas ndeshjeve. Klubet gjithashtu këshillohen të kufizojnë goditjet me kokë në stërvitje për shkak të lidhjeve midis goditjeve të përsëritura me kokë dhe dëmtimit të trurit.

Zgjedhja e Federatës Skoceze të Futbollit (SFA) vjen pasi një studim tregoi se ishfutbollistët profesionistë kishin tri herë e gjysmë më shumë gjasa të vuanin nga demenca dhe sëmundje të tjera të rënda neurologjike.

Udhëzimet e prezantuara sot do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke përfshirë ndalimin e stërvitjeve të përsëritura me kokë më shumë se një herë në javë dhe një ditë para ose pas ndeshjes, duke përfshirë stërvitjet specifike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN