MENU
klinika

Apeli “vulos” fatin e tyre

SPAK kërkon një tjetër masë sigurie për Alqi Bllakon

23.11.2022 - 13:39

Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos dhe Mirel Mërtirit për inceneratorin e Elbasanit.

Sipas burimeve për Gazetën Panorama, SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos, 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Ndërkohë pas refuzimit SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e masës së ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos dhe Mërtirit.

Shqyrtimi i kësaj kërkesë është shtyrë për nesër dhe Apeli do dalë me një vendim nëse do ta miratoj kërkesën e SPAK për Bllakon apo jo.

Kujtojmë se Bllako akuzohet tashmë jo vetëm “për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, por edhe për “korrupsion”, duke bërë që pozitat e tij para trupës gjykuese të rëndohen edhe më shumë.

Kujtojmë se Bllako u rikthye sërish në qeli, pas daljes “në shesh” të disa provave të tjera, për të cilat SPAK pretendon që ish-deputeti duhet të qëndojë “pas hekurave”.

Nga ana tjetër biznesmeni Mirel Mërtiri vijon të jetë i shpallur në kërkim, pavarësisht përfshirjes së emrit të tij në të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve”.