MENU
klinika

Fitorja 7-0 ndaj Kosta Rikës

Spanja, sa shumë rekorde brenda një sfide!

23.11.2022 - 21:55

Spanja turpëroi 7-0 Kosta Rikën, duke regjistruar një fitore historike në Kupën e Botës. Por nuk është vetëm kjo statistika për rekord, pasi janë edhe disa të tjera.

1.Për herë të parë në historinë e tyre, Spanja ka fituar një ndeshje me shtatë gola në Kupën e Botës.

2.Vetëm Pele në 1958 (17 vjeç, 239 ditë) dhe Manuel Rosas në 1930 (18 vjeç, 93 ditë) kanë shënuar një gol më të ri se Gavi (18 vjeç, 110 ditë) në Kupën e Botës.

3.Spanja ka regjistruar posedimin më të lartë të topit (82%) për një ekip në një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 1966 (për aq kohë sa këto të dhëna janë të disponueshme për kompeticionin).

4.Fitorja e Spanjës kundër Kosta Rikës është fitorja e tyre e tretë në Kupën e Botës me të paktën shtatë gola në shekullin e 21-të, pas Gjermani-Arabi Saudite në 2002 (8-0) dhe Portugali-Kore e Veriut në 2010 (7-0).

5.Vetëm në ndeshjen e sotme Spanja shënoi po aq gola (shtatë) sa në katër ndeshjet e luajtura në Botërorin 2018.

 

6.Ferran Torres është lojtari i tretë spanjoll që shënon dy herë në debutimin e tij në Kupën e Botës, pas José Iraragorrit kundër Brazilit në 1934 dhe David Villa kundër Ukrainës në 2006.

7.Luis Enrique regjistroi fitoren më të madhe për një trajner të Spanjës në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës, duke kaluar fitoren 4-0 të Luis Aragonés kundër Ukrainës në 2006.

8.Keylor Navas ka pranuar po aq gola sot (shtatë) sa në tetë paraqitjet e tij të para në Kupën e Botës së bashku.

9.Jordi Alba dha asistimin e tij të parë në një Kupë Bote në moshën 33 vjeç, 247 ditë, vetëm Andres Iniesta shërbeu një asist më të vjetër për Spanjën në kompeticionin nga viti 1966 deri më sot (34 vjeç, 45 ditë kundër Marokut në 2018).

10.Goli i parë i Spanjës, i shënuar nga Dani Olmo, ishte i 100-ti për spanjollët në Kupën e Botës.

11.Spanja filloi një ndeshje të Kupës së Botës me dy lojtarë nën moshën 20 vjeç (Pedri González dhe Pablo Gavi) për herë të parë ndonjëherë.

12.Si Spanja ashtu edhe Kosta Rika futën në fushë lojtarët e tyre më të rinj ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës, përkatësisht Gavi (18 vjeç, 110 ditë) dhe Jeëison Bennette (18 vjeç, 161 ditë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italia e ka pësuar 3 herë nga të voglat

Arabia dhe Japonia nuk janë surprizat e vetme në Botëror