MENU
klinika

Përmbytjet

“Sprovë e madhe!”, Rama inspekton Durrësin: E përballoi shumë mirë se më parë bëhej liqen

22.11.2022 - 16:15

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Sukth të Ri të Durrësit për të inspektuar nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet të shiut.

Teksa komentoi situatën në Durrës, Rama tha se ishte sprovë e madhe, por që ky qytet e përballoi shumë mirë situatën.

“Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë. Edhe dje dhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që Durrësi ishte mirë. Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha.

POSTIMI I RAMES NE FB

“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së
bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme👍
Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura🤷🏻♂️”, shkruan Rama.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin