MENU
klinika

"Në Durrës mbyllet hoteleri-turizmi"

Studentët ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete

30.11.2022 - 11:38

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit për degët që rrezikojnë të mbyllen.

Në këtë protestë studentët kanë theksuar se autoritetet duhet të reflektojnë për politikat e gabuara të ndjekura deri më tani.

Po ashtu studentët dhe qëndresa qytetare, kanë kërkuar më shumë transparencë në lidhje me shifrat dhe politikat e ndjekura deri më tani.

“Katër vite shumë degë rrezikonin të mbylleshin për shkak të vendimmarrjeve të gabuara. Kambana jonë e alarmit para katër vitesh u injorua dhe në disa raste u sulmuam. Sot jemi futur në një rrugë pa kthim. Të gjithëve besoj u kujtohet shpallja e programeve universitare të studimit. Askush nga autoritete nuk del të tregojë rezultatet e sondazhit kombëtar të studentëve. Kjo sepse as këtë herë nuk ia ka dalë të punojë për studentët. Katër nga 35 programet janë mbyllur. Kjo tregon dështimin e politikave të ndërmarra nga politika e arsimit. Studentët orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit. Nuk kanë kaluar 24 orë nga deklaratat atdhetare, ndërkohë që dega e matematikës sot po mbyllet. Durrësit është duke iu mbyllur dega e hoteleri turizmit. Askush nuk shqetësohet për fizikën. Indiferenca , keqqeverisja dhe lënia në harresa e degëve të arsimit”, tha një nga protestuesit.

Pjesë nga deklarata e Qëndresës Qytetare:

Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.

Nepermjet vendimarjeve politike te cilat sistematikisht jane marre pa analize, sot nuk ka asnje tregues qe keto vendimmarrje te kene permiresuar arsimin perkundrazi ato kane penalizuar te rinjte shqiptar.

Sot duket se jemi futur ne rruge pa kthim, vazhdojne akoma vendimmarrjet politike te pa analizuara dhe vetem per te mbyllur gropat qe vete politika hap mbi sitemin arsimor.
Besoj se te gjitheve ju kujtohet shpallja dhe trumpetimi i Programeve Prioritare te Studimit,
35 Programe te cilat tashme jane braktisur nga studentet do ti ofronin atyre nje burse mujore ne vleren e pages minimale, u shpreh Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Pse nuk del askush nga autoritet te na tregoje cili eshte rezultati i kesaj politike, perse kjo ministri nuk prodhon asnje statistike, pse nuk dalin rezutlatet e Sondazhit të Studentëtve?
Eshte shume e thjeshte sepse as kete here nuk ja ka dale te marre vendim ne favor te bashkeqytetareve, theksoi Tabaku.

Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh.

Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave.

Kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punes dhe nuk i besojne ketyre politikave.

Nderkohe studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit Infermieri janë ezauruar 92% e kuotave.

Te dashur miq nuk kane kaluar as 24 ore nga postimet e qeveritareve me Flamunj Kuq e ZI, me festime pompoze me salla te dekoruara me shqiponja e me deklarata emocionale atdhedashurie, nderkohe qe ne universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkoder sot po mbyllet, A e dine keta patriote dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales qe formesoi Universitetin Aleksander Xhuvani Elbasan sot ka vetem 2 regjistrime? Durresit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korca mbetet pa histori – gjeografi.

Askush nuk shqetesohet per fiziken qe po mbyllet ne Universitetin e Tiranes, a e pyet veten kjo ministre pse te rintje nuk po preferojne as deget prioriteare e as ato themeltare?

Prandaj, ne jemi mbledhur ne shenje proteste simbolike te marim pjese ne funeralin e dhjetra degeve ne universitetet e vendit, per te ironizuar indiferencen, keq-qeverisjen dhe lenien ne harrese te arsimit shqiptar.

Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin mbi kete situate, te braktisjes, rrenimit dhe pakesimit te universiteteve publike, ku me keto ritme, pas 20 vitesh Shqipëria do te jete vendi i vetëm në botë ku nuk do të ketë nevojë për Ministri Arsimi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin