MENU
klinika

Berisha apel qeverisë

“Të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë banorët e përmbytur”

24.11.2022 - 13:11

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar dëmshpërblimin qindarkë për qindarkë të banorëve të përmbytur të zonës së Shkodrës.

Berisha tha se Rama është autori i vërtetë i dramës dhe gjithçka ishte organizuar për të vjedhur.

Sipas Berishës, as parashikimet e sinoptikanëve nuk e kanë penguar dyshen Rama-Balluku që të blejë energji me 230 euro, që sipas tij është berë vetëm për të futur para në xhepat e tyre.

“Në interpelancë po flet autori i dramës që pësoi Shkodra dhe nën-Shkodra, njeriu që hapi në fshehtësi të gjitha portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, duke krijuar një dallgë të tillë përmbytëse që nuk e kishte parë asnjëherë kjo zonë. Dallgë e cila përmbyti rreth 600 banesa dhe nxori me themel urën e Bahçallëkut. Rama kërkoi të fshehte faktin se nuk prodhoi për ditë të tëra të energjisë elektrike, duke lejuar edhe rritjen e nivelit të ujit në Koman. Nga instituti i gjeoshkencës ishin parashikuar reshjet që do të binin, por këto të dhëna nuk e penguan dyshen Rama-Balluku që të blinin energji me 230 euro megavatin. Në vend që të kërkonte ndjesë,,, duhet ta dini një gjë, që të gjitha të mbjellat janë shkatërruar, kryesisht grurë. Ajo është një zonë me potencial shumë të madh bujqësor. I shkatërroi pabesisht me një akt të shëmtuar. Sidoqoftë e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve të Shkodrës dhe nënShkodrës. Kërkoj dëmshpërblimin e tyre me çdo qindarkë. Sepse drejtori i KESH ka marrë guximin dhe nuk ka informuar as institucionet vendore. Ne këmi sjellë një amendament në Kuvend, atë të krijimit të fondit rezervë. Përmbytjet e paralajmëruara janë të domozdoshme për të marrë masa për minimizimin e dëmeve të tyre”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN