MENU
klinika

Banorët braktisin shtëpitë në mes të natës

Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ Greqinë

21.11.2022 - 12:56

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës, rreth orës 01:00.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det në verilindje të ishullit të Kretës

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 43 km.

Lëkundja sizmike ka pasur kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.

Njoftimi për cunami u hodh poshtë nga sizmologu grek, Efthimios Lekkas, i cili tha më pas se “nuk ka më asnjë mundësi për cunami në Greqi. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim”

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi