MENU
klinika

Pas humbjes ndaj Marokut

Tifozët nuk e pranojnë humbjen, Brukseli në flakë

27.11.2022 - 20:48

Fitorja e Marokut 2-0 kundër Belgjikës duket se nuk është pranuar nga tifozët e kësaj të fundit. Brukseli është përfshirë në incidente të dhunshme pasi Maroku e mundi Belgjikën në Kupën e Botës në Katar.

Tifozët e revoltuar kanë djegur kazanët e plehrave dhe po ashtu kanë përmbysur një automjet bosh në mes të rrugës. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke derdhur ujë drejt tyre.

Sakaq policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e qendrës ndërsa stacionet e metrosë dhe disa rrugë u bllokuan. Belgjika rrezikon eliminimin në rast se nuk fiton kundër Kroacisë në ndeshjen e tretë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN