MENU
klinika

Vrau të moshuarën për të cilën kujdesej

Trondit 45-vjeçarja: Kam kryer 4 vrasje në total

22.11.2022 - 11:48

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë pas vrasjes së të moshuarës nga 45-vjeçarja në Rodos të Greqisë, e cila kujdesej për të.

Sipas burimeve nga mediat greke, ajo u mbyll në një spital mendor pasi u përpoq të vriste djalin e saj kur ai ishte një vjeç.

Por para vrasjes së fundit, ku ajo thirri policinë vetë dhe u tha “hajdeni se e mbyta”, ajo kishte kryer edhe tre vrasje të tjera, për të cilat rrëfeu vetë.

Lidhur me vrasjen e 75-vjeçares Flora Kazellis, 45-vjeçarja ka pohuar se në orët e para të mëngjesit të datës 21 nëntor, pa asnjë arsye i ka vendosur një jastëk në fytyrë teksa flinte për ta trullosur, derisa i mori jetën.

Ekuipazhi i ambulancës e gjeti gruan 75-vjeçare në shtrat dhe u përpoq ta kthente në jetë pasi në atë kohë ajo kishte një puls të dobët, por me gjithë përpjekjet, kjo nuk u bë e mundur dhe më në fund pak kohë më vonë ajo ndërroi jetë.