MENU
klinika

Pas Lushnjes

Tronditet Fushë Kruja, shpërthim me tritol në një banesë

02.11.2022 - 12:09

Pas Lushnjes tronditet Fushë Kruja! Burime për ABC bëjnë të ditur se ka pasur një shpërthim në një banesë. Deri më tani raportohet për dëme materiale.

Mësohet se banesa është në pronësi të Mehmet Baftjarit me origjinë nga Kukësi. Eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e pasme të banesës.

Një shpërthim me tritol u regjistrua dje edhe në një banesë në Lushnje.

Njoftimi: 

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.