MENU
klinika

Djalë dëshmori arrestohet për vjedhje vilash në Itali

Tronditet Policia e Shtetit, tjetër efektiv në krim

23.11.2022 - 11:07

Një i ri, i cili është punonjës i Policisë së Shtetit mësohet se është arrestuar në Itali për shkak se është kapur, duke vjedhur vila. Sipas të dhënave, ai është efektiv i postës së Shëngjinit në Lezhë, ndërkohë që ishte larguar për pak ditë për shkak se ishte i sëmurë dhe do të kryente kontroll shëndetësor në Itali.

Informacionet e detajuara në lidhje me këtë ngjarje i ka dhënë vetë Policia e Shtetit mbrëmë, orëve të vona, duke tentuar t’i shmangej përgjegjësisë në fakt që lidhej me rekrutimin e efektivit të Policisë.

Policia e Shtetit tregoi mbrëmë se e ka përjashtuar këtë efektiv dhe tashmë ai quhet ish-efektiv. Policia njoftoi se behet fjalë për Klinsman Nikollin, 27 vjeç i arrestuar edhe me dy persona të tjerë.

REAGIMI I POLICISË
Përjashtohet polici i Lezhës, Klisman Nikolli, i cili u arrestua në Itali si pjesë e një bande grabitësish.

“Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organetligjzbat uese italiane, për veprën penale “Vjedhja”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N: thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se punonjësi i Policisë, Klisman Nikolli, komform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor 2022 deri më datë 31 dhjetor 2022.

Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

Nikolli, djalë dëshmori

Policia sqaroi se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM.

Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale.

Për sa i përket shtetasit Nikolli të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ishpunonjës i Policisë, policia sqaron se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë komfor procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë.

Gjithashtu, Policia sqaron se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës. Klisman Nikolli u arrestua nga policia italiane bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Viktor Bilanin, 30 vjeç, e Flor Kocën, 35 vjeç.

Ata akuzohen për grabitjen e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli. Të tre shqiptarët janë arrestuar pak orë para se të udhëtonin drejt Shqipërisë me mallin e grabitur.

Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, tre të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN