MENU
klinika

Temperatura deri në -4°C!

Vjen zyrtarisht dimri, shi e borë në të gjithë vendin

27.11.2022 - 23:12

Java e ardhshme përkon me ardhjen e dimrit meteorologjik do të sjellë ndryshime nga dita në ditë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet.

Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit.

Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Puka do të rregjistrojë temperaturat më të ulëta në vendin tonë.