MENU
klinika

Çfarë thotë ambasada e SHBA

Yuri Kim takohet me ministrin Manja

23.11.2022 - 14:36

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar një ditë më parë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për të shqyrtuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Në njoftimin e bërë publik nga ambasada amerikane, thuhet se Reforma në Drejtësi është e rëndësishme për aspiratën e Shqipërisë për integrim në BE.

Ndër të tjera, ambasadorja Kim theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në Qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 Dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Roland Qafoku

SPAK mes PD dhe PS

Për herë të parë në 30 vite

PS shkarkon Presidentin, si u arritën 104 votat?

Urdhri i Kuvendit: Shpall menjëherë të gjitha vakancat

Mesazhi i Yuri Kim/ Ja si KLGJ mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë!