MENU
klinika

Zyrtare!

Zbulohet data e nisjes së “Big Brother VIP Kosova”

16.11.2022 - 10:35

Pritjes i erdhi fundi!

Përgatituni për emocione të forta para ekranit, lot, atmosferë e surpriza unike, pasi spektakli gjigant që vjen për të parën herë në Kosovë, Big Brother VIP, është fare pranë jush.

5 DHJETOR – është data kur ekrani do t’ju rrëmbejë para vetes për të mos ju lëshuar deri në fund – kjo pasi që PO, po fillon formati i shumëpritur Big Brother VIP Kosova, i cili edhe rrugëtimin e tij po e nis pikërisht në javën e parë të muajit të festave si një dhuratë magjike për ju.

Nata e 5 dhjetorit kur edhe do të futen banorët e parë në shtëpinë unike.

Gjithçka që ju mbetet është edhe pak durim…

Mos harroni, 5 dhjetori po afron!