MENU
klinika

"Më habit kjo, krijon dyshime"

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij

30.11.2022 - 22:38

Gazetari Poli Hoxha thotë se nuk ka asgjë të re në deklaratën e xhaxhait të Ervis Martinajt, i cili ka thënë se nipi i tij është vrarë nga politika.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se përderisa ende nuk është gjetur trupi i Martinajt, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me vrasje.

Hoxha nënvizoi se disa gazetarë, po i mëshojnë vrasjes së Ervis Martinajt, çka sipas tij, ngre dyshime në lidhje me këtë ngjarje.

“E ndoqa me vëmendje atë intervistë, ishte hera e parë që fliste. Deri tani familjarët kanë folur përmes gazetarëve, nëpërmjet xhaxhait, i cili e ka udhëhequr këtë procesin e kërkimit të drejtësisë apo të Ervis Martinajt edhe denoncimi që ka bërë ai në prokurori.

Unë, si një gazetar, i cili e ka lëvruar shumë kronikën dikur dhe kam qenë nga më të spikaturit, në terren dhe investigime, në fillim isha i pistave. Çdo ngjarje, kur nuk ka trup, nuk ka krim ende në kuptimin e mirëfilltë, nuk ka ngjarje për ta etiketuar direkt si vrasje. Ka indicie plot, indiciet diheshin edhe para se të ndodhte kjo zhdukje, sepse ai ishte në kërkim dhe i rrethuar nga armiqtë e tij.

Në fillim, anoja më shumë nga pista e vrasjes, sepse një analist të çon te veprimtaria e tij dhe përplasja që kishte me të tjerët, po i afroheshin dhe gjithmonë ka një finale që i ndodh kujtdo që merret me këto punë.

Por me kalimin e kohës, duke parë deklarimet, sidomos të familjarëve, por edhe të njerëzve që dalin shpesh në studio, ish-policë apo kolegët tanë të cilët, në informacionet e mia, në një mënyrë apo tjetrën kanë pasur lidhje me Ervis Martinajn, të cilët në një mënyrë të fortë i mëshojnë pikërisht vrasjes, në mënyrë gati bërtitëse, të habit dhe të ngre edhe një farë dyshimi”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës

Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë

Pse autorët zgjodhën t'i ekzekutonin në një mbikalim

(E PLOTË) Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës me 3 viktima