MENU
klinika

Çfarë ndodhi mes konkurrenteve në “Dance Albania”

Adelina Tahiri i shpall sfidë të hapur Cindy Marinës

20.12.2022 - 12:42

Dy konkurrentet e “Dance Albania”, Adelina Tahiri dhe Cindy Marina nuk i kursyen përplasjet dhe debatet në emisionin e mbrëmshëm. Cindy iu përgjigj Adelina Tahirit duke sqaruar se nuk e sheh si konkurrente të fortë për në finale, në gjykimin e saj objektiv, pasi në aspektin personal e vlerëson maksimalisht. Nga ana tjetër, Adelina i tha se ajo vijon ta vlerësojë Cindy-n e madje e fton edhe në një ‘duel’ improvizimi.

Biseda:
Cindy: Zakonisht unë nuk prekem fare nga komentet që bëhen nëpër filma dhe në fakt mund të prisja më shumë përgjigje nga Adelina javën e kalaur kur u tha në film, megjithatë nuk ka problem se mund të përgjigjem edhe sonte. Unë patjetër që Adelinën nga ana personale e vlerësoj maksimalisht dhe mendoj q ë ajo mund ta dijë shumë mirë sepse kemi kaluar shumë mirë bashkë gjithë këto javë. Por kur më pyet mua kush nuk do shkojë në finale, ndoshta Adelina kishte përshtypjen se është konkurrente e fortë dhe të gjithë këtu i shoh si konkurrente shumë të forta, por unë nga këndvështrimi im e bëra atë zgjedhje në mënyrë shumë objektive, në bazë të të gjitha performancave që kam parë unë sepse nëse do e mbaja në anën personale, do e kisha të pamundur të zgjidhja sepse të gjitha vajzat i kam shumë xhan këtu. Kështu që ajo ishte një zgjedhje nga ana ime.

Alketa: Ti nuk e çon Adelinën në finale me zgjedhjen tënde?

Cindy: Po. Mund ta mbaroj deri në fund se kam pak për të thënë. Në një mënyrë shumë objektive, në bazë të gjithë performancave që kam parë sepse mendoj që të tjerët kanë pasur një nivel shumë më të lartë në të gjitha performancat që kanë bërë. Megjithatë, dua të komentoj edhe komentin për cirk sepse unë këtu nuk kam shpikur padjeshka, të gjithë e dimë që në kërcim ka edhe rrotullime, edhe thyerje, edhe padjeshka. Unë i kam bërë të gjitha hapat bazë dhe përveç kësaj, jam e vetmja konkurrente këtu që ka tentuar dhe ka ekzekutuar të gjitha padjeshkat më së miri dhe jam e vetmja që kam tentuar të bëjnë kaq shumë sepse padjeshka nuk është e lehtë.

Adelina: Unë të përgëzoj, unë në asnjë mënyrë nuk e kam ulur punën dhe mundin tënd, përkundrazi, e vlerësoj shumë dhe unë asnjëherë nuk kam qenë kontradiktore me vetveten në atë çfarë kam thënë me ty nga fillimi, unë atë e mendoj akoma. Unë nuk do flas shumë sepse arritjet e mia në jetë i kam bërë me shumë punë dhe unë punoj nga mosha 14-vjeçare. Unë nuk dua të flas, skena është për ne, urdhëro, na nis produksioni një këngë dhe unë e ti dalim përballë njëra-tjetrës, improvizim.

Juria e publiku u entuziazmuan për t’i parë vajzat të ‘ndeshen’ në një kërcim të lirë, por Cindy refuzon të marrë pjesë.

Cindy: Mendoj që këto fjalë janë të tepërta sepse këtu e kam treguar javë pas jave që jam shumë lart në atë që bëj unë dhe nga vlerësimi i jurisë është vërtetuar. Unë mendoj që nuk duhet të dal në sfidë me askënd që ma tregon mua se e kam treguar javë pas jave, por unë s’kam frikë sfidat, këtu kemi ardhur për sfidë dhe mbetet për të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruajnë për moderatoren shqiptare

Cindy Marina pikaset nga mediet ruse


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?