MENU
klinika

Primaret

Adriana Kalaja, thirrje Alimehmetit: Tërhiqu, Këlliçi është fitues

05.12.2022 - 17:28

Adriana Kalaja, e cila mori 128 vota në garën e Primareve, i ka bërë thirrje Ilir Alimehmetit që të tërhiqet nga gara.

Ajo tha se Këlliçi është fitues, dhe është në interes të PD-së që të mbyllet gara këtu.

 “Sot për interes të PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh”- tha Kalaja në një intervistë për “Ora News”.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithëve të rreshtohen krah Këlliçit për të nisur betejën kundër Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit 2022.

“Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë. Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral. Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh. Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin. Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pikë. Nëse Ilir Alimehmeti është futur në këtë garë për t’i shërbyer PD duhet të japë dorëheqjen. Ne nga sot nuk duhet të humbasim asnjë sekond, por të nisim betejën për të rrëzuar Erion Velinë më 14 maj”, është shprehur ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nxehet” gara mes demokratëve

Dy kandidatë të tjerë hyjnë në “Primare”

Përdorimi i simboleve, emrit, logos dhe vulës së PD

A e shkeli ligjin Sali Berisha në primaret e tij?