MENU
klinika

E përfshirë në korrupsion

Arrestohet dhe përjashtohet nga partia nënkrytarja e Parlamentit Europian

09.12.2022 - 23:30

Eva Kaili, një eurodeputete e PASOK-ut dhe nënkryetare e Parlamentit Evropian, është arrestuar dhe përjashtuar nga Partia pas hetimeve nga autoritetet belge për akuzat për korrupsion. Sipas informacioneve, Eva Kaili është përfshirë në rastin e skandalit korruptiv të Parlamentit Europian nga Katari. Eurodeputetja, e cila mbrohet nga imuniteti, është dërguar për një deklaratë nga autoritetet belge, ndërsa bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi është arrestuar mëngjesin e së premtes.

Gazeta belge shkruan konkretisht:

Të premten janë kryer më shumë se 15 hetime nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit në Bruksel dhe janë arrestuar katër persona të konsideruar si të dyshuar. Mes tyre, Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe Francesco Giorgi, ish-asistenti parlamentar i Panzerit, partner aktual i grupit S&D dhe partner i Eva Kailit. Përveç katër arrestimeve, policia sekuestroi “rreth 600,000 euro para të gatshme” si dhe “pajisje kompjuterike dhe telefona celularë”, përmbajtja e të cilave do të ekzaminohet.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!