MENU
klinika

I dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Selanikut

Arrestohet në Vlorë 43 vjeçari i shpallur në kërkim

07.12.2022 - 15:29

Policia e Vlorës ka arrestuar 43 vjeçarin M.Ll i cili ishte i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me vendim të prerë nga gjykata e Selanikut në Greqi.

43 vjeçari është dënuar me 6 vjet dhe 8 muaj burg për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”-thuhet në njoftim.

Pas arrestimit të tij, policia ka ushtruar një kontroll në shtëpinë e 43 vjeçarit ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla kokaine dhe kanabisi.