MENU
klinika

Nga Dua Lipa te Bebe Rexha

Artistet shqiptare “pushtojnë” top-listat botërore për vitin 2022

03.12.2022 - 12:14

Artistet me origjinë shqiptare kanë “pushtuar” top-listat dhe klasifikimet botërore, me projektet e tyre.

“Billboard Top 100”, ka publikuar së fundmi këngët më të vlerësuara dhe të dëgjuara për vitin 2022. Në kategorinë “Hot Dance/ Electronic Song”, ajo që bie në sy është fakti se tra shqiptare janë renditut në top 10 këngët më të mira.

Vendi i parë i përket këngëtares shqiptare Dua Lipa, me bashkëpunimin e saj me Elton John “Cold Heart.”

Një tjetër shqiptare, që pozicionohet në vendin e katërt është Ava Max, me këngën e saj “The Motto”, në bashkëpunim me Tiesto-n. Ndërkohë Bebe Rexha dhe bashkëpunimi i saj me Dj-n me famë botërore David Guetta-n, “I’m Good”, është në vendin e shtatë.

Vetë Bebe Rexha e ka ndarë postimin në Instastory.

Në mbrëmjen e madhe të “MTV Europe Music Awards 2022” pritet mbizotëruan shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, ishin prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, performuan hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava ishin nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Ava-s, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrimi armiqësor i Enver Hoxhës

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?