MENU
klinika

"Një mentalitet i ri i të udhëtuarit"

Balluku inspekton punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës

19.12.2022 - 18:12

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ministrja u shpreh se ky projekt do të ketë një kosto prej 17 mijë eurosh.

“Ky është një projekt, i cili mbështetet me fondet e BE, kemi Berzhin që ka dhënë një kredi dhe 50 e tij është grant. Flasim për rreth 17 milionë euro. Një projekt që ka nisur prej kohësh, është dashur që të vihet në jetë pasi procedurat janë ato që duhen respektuar dhe e kemi bërë me përpikmëri me partnerët tanë.

Nuk është thjesht një mjet transporti, është një mentaliteti i ri i të udhëtuarit që ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur konsumin e automjeteve dhe duke nxitur qytetarët që të përdorin hekurudhat. Është dallëndyshja e parë në industri. Janë 39 km, 34 i përkasin hekurudhës Tiranë-Durrës që do të modernizohet dhe 5 kilometra janë gjurmë e re që nis te Megatek deri në aeroportin e Rinasit. Do të jetë vetëm 12 minuta nga qendra e Tiranës deri në terminalin e Rinasit”, u shpreh Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin