MENU
klinika

Prezantimi i Projektit

Balluku: Porti i Durrësit do jetë porta më strategjike e Mesdheut

12.12.2022 - 12:53

Ditën e sotme, po bëhet prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”. E para që mori fjalën në këtë prezantim, ishte zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se ky projekt synon që t’i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme të vendit. Ajo theksoi, se Porti i Durrësit do të transformohet në më strategjikun në Mesdhe.

Ka qënë betejë e gjatë, na është dashur të kërkojmë të ndikojmë në vendimarrjen e BE. Është një projekt që kemi nisur bashkëpunimin prej kohës, kemi nisur një marrëveshje prej kohësh. Të shohësh që kemi arritur të tërheqim vëmendjen e BE është arritje. Ne nënshkruam marrëveshje për linjën hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

Do kthehet në një nga portat më strategjike të Mesdheut. Ndihemi krenarë që punojmë me kompani të këtij niveli, jemi gati të prezantojmë rezultatet e kësaj konsulence. 

Do mbulojë nevojat e Shqipërisë, dhe të vendeve të tjera që do duan të operojnë përmes këtij porti. Synojmë investim me faza, modern që i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme. 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori. Ky investim ka marrë vëmendjen e shumë kompanive, këtu kemi zv kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Kosovës. ‘- tha Balluku.