MENU
klinika

"Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë strategjik"

Bashkimi Evropian, mesazh para Samitit të Tiranës

05.12.2022 - 14:19

Për herë të parë në vendin tonë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian shkruan në faqen zyrtare në “Twitter” se së bashku me liderët perëndimorë do të forcojnë partneritetin strategjikë dhe bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë.

“Nesër, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tiranë për Samitin. Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin tonë strategjik, do të forcojmë bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë, do të trajtojmë ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të mbështesim vlerat tona të përbashkëta” – shkruajnë në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Macron, Scholz e Maloni tek kryeministri kritik ndaj BE

Kush janë liderët evropianë që do të “zbarkojnë” nesër në Tiranë