MENU
klinika

"Ejani me flamuj kombëtar, amerikan dhe të BE-së"

Berisha zbulon detajin ndryshe nga protesta: Parrullat do jenë anglisht

05.12.2022 - 21:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së PD-së ditën e nesërme, teksa mbahet samiti i Bashkimit Europian në Tiranë.

Gjatë një takimi me demokratë në Njësinë 2, Berisha ka zbuluar edhe një detaj nga protesta. Ai ka thënë se parrullat do të jenë në gjuhën angleze, mesa duket që të lexohen dhe kuptohen nga mediat e huaja që ditën e nesërme do të vërshojnë në kryeqytetin e Shqipërisë për të monitoruar samitin.

Berisha i ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës duke mbajtur në duar flamuj kombëtar, të BE-së, të Amerikës dhe flamujt e PD-së.

“Qytetarët të lënë çdo gjë dhe të vijnë nesër në Tiranë. Ta marrë vesh bota se ne nuk nënshtrohemi. Për t’i kërkuar Europës dhe botës se ky regjim nuk ka kod tjetër veç vjedhjes, kodit të mafies, plaçkitjes dhe dhunës. Do jemi të gjithë aty, ne nuk kërcënojmë në asnjë rast dhe asnjë rethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri.

Përkundrazi, kërcënim janë klanet mafioze të vetë Edi Ramës. Ne protestojmë si njerëz të lirë. Askush asnjë lloj mjeti nuk na pengon dot ne për të protestuar. Të bëjmë ç’të mundemi, nesër janë përgatitur parrulla, banderola anglisht. Paraqitet Edi Rama ashtu siç është, në të gjitha format, fantastike janë. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim. Ta mbushim bulevardin me flamuj amerikanë, kombëtarë, europianë dhe të PD-së”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ka planifikuar për nesër në seli

Basha i del “përballë” protestës së Berishës

Manastirliu: ‘Non grata’ kërkon të njollosë Shqipërinë

“6 dhjetori dita kur shqiptarët do e braktisin përgjithmonë Berishën”