MENU
klinika

Për ndeshjen çerekfinale

Biletat shkojnë në 5 mijë euro për të parë Leo Messin

05.12.2022 - 15:02

Deri tani ka qenë një nga protagonistët absolutë të Botërorit të Katarit dhe për këtë ka shpërthyer “Messimania”. Tifozët vendas ishin prej kohësh të dashuruar me yllin argjentinas, por tani që e ka çuar Albiceleste në çerekfinale, të gjithë duan ta shohin atë “live”, në veprim.

Tifozët nga e gjithë bota, të cilët mbërritën në Doha për Kupën e Botës, duan të shikojnë ndeshjen e radhës mes Argjentinës dhe Holandës, sepse mund të jetë ndeshja e fundit me protagonistin amerikano-jugor. Çdo sfidë e Albiceleste përjetohet si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme.

Aq e jashtëzakonshme është edhe shuma e kërkuar për biletë, për ndeshjen e radhës të kombëtares argjentinase. Konkretisht, një biletë për ndeshjen e radhës të Leo Messit shitet për 4500 euro, ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Edhe kjo shumë, në çdo rast do të ishte e vogël, duke marrë parasysh popullaritetin e futbollistit.

Është një Botëror për të pasurit, është e kotë ta mohosh. Nga të gjitha këto po përfiton edhe mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave. Një biletë për atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me Argjentinën shitet për gati 5 mijë euro. “Paketa Premium”, e cila garanton edhe darkën në zonën e nderit, kushton mesatarisht 7500 euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vetëm 5 minuta për të kuptuar rastin e mashtrimit

Usain Bolt në mes të katër rrugëve…

Humb përballjet ndaj United për Europa League...

Dembélé do t’i mungojë 5 javë Barçës

Mësoni datat dhe oraret kur do të luhen përballjet!

Dy miqësore me Italinë për Kombëtaren U-17

Tani rinovimi me Milanin është shumë larg…

Rafael Leao, klauzola ‘nyja gordiane’

Mesfushori maroken ka zbarkuar në Paris...

PSG pranë ‘grushtit të shtetit’ me Ziyech