MENU
klinika

Pas romancës shumëvjeçare me Semin

Bojken Lako prezanton të dashurën e re

24.12.2022 - 10:05

Kantautori Bojken Lako e ka pranuar tashmë publikisht lidhjen e tij të re të dashurisë. Së fundmi ai ka vendosur të zbulojë edhe portretin e partneres së tij.

Vetë Bojkeni ka ndarë në porfilin e tij në Instagram, një ‘story’ ku shihet krah partneres së tij duke i dhuruar një puthje. Me sa duket ajo nuk është një personazh publik dhe Bojkeni nuk ka preferuar t’ja bëjë publik emrin, duke mos e etiketuar në foto.

Bojken Lako për herë të parë se është në një marrëdhënie, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ku shtoi se nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Në lidhje me ish të dashurën e tij Semi Jaupaj, Bojken u shpreh se ka një raport të mirë me të, kjo dhe për faktin që e dashura e tij aktuale e kupton dhe ia lejon.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”,-përfundoi Lako.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte dashuria ime e parë”

Semi Jaupaj flet për Bojken Lakon

Ka qenë i lidhur me Semin për shumë vite, r

Reagon Bojken Lako pas hyrjes së saj në Big Brother VIP