MENU
klinika

Daçiç e ka një përgjigje

Çfarë do vendosë Çekia për anëtarësim e Kosovës në BE

20.12.2022 - 11:40

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se sipas informacioneve të disponueshme, Republika Çeke nuk do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE deri në fund të presidencës së saj, por vetëm do t’i informojë anëtarët.

“Çekia e ka pranuar aplikimin dhe sipas njoftimeve, siç janë gjërat sot, në seancën që duhet të mbahet këtë javë, vetëm do të informojnë se e kanë pranuar aplikimin dhe nuk do ta vendosin më në procedurë”, tha Daçiç në një deklaratë për gazetarët pas takimit me kolegun e tij grek, Nikos Dendias, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se me këtë çështje do të merret Suedia, shtet që do marrë presidencën e ardhshme.

“Në fund të ditës për këtë duhet të merret një vendim me konsensus, gjë që nuk do të ndodhë në këtë moment, sepse janë pesë vende, përfshirë Greqinë, që nuk e kanë njohur Kosovën dhe duke pasur parasysh qëndrimin e Hungarisë, e cila, pavarësisht se e ka njohur Kosovën, nuk e voton në forumet ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Daçiç shtoi se Serbia ka ende një luftë të ashpër në Këshillin e Evropës.