MENU
klinika

Përditësimi i ri i iPhone

Çfarë ndryshimesh do të sjellë iOS 16.1.2 ?

02.12.2022 - 13:05

iOS 16.1.2 është i disponueshëm për të gjitha pajisjet që tashmë mbështesin iOS 16. Kjo do të thotë se do të  mundësohet përdorimi i tij për iPhone 8 dhe të gjitha modelet më të reja, përkatësisht:

•             iPhone 8

•             iPhone 8 Plus

•             iPhone SE (gjenerata e dytë)

•             iPhone SE (gjenerata e tretë)

•             iPhone X

•             iPhone XR

•             iPhone XS

•             iPhone XS Max

•             iPhone 11

•             iPhone 11 Pro

•             iPhone 11 Pro Max

•             iPhone 12 mini

•             iPhone 12

•             iPhone 12 Pro

•             iPhone 12 Pro Max

•             iPhone 13 mini

•             iPhone 13

•             iPhone 13 Pro

•             iPhone 13 Pro Max

•             iPhone 14

•             iPhone 14 Plus

•             iPhone 14 Pro

•             iPhone 14 Pro Max

Nëntori filloi me sjelljen në  treg e iOS 16.1.1 dhe mbyllet me iOS 16.1.2 i cili tashmë është i disponueshëm për të gjithë celularë t iPhone.

Përmirësimi në fjalë është më i vogël në shkallë dhe fokusohet në dy probleme kryesore, veçanërisht për pronarët e modeleve të reja iPhone 14.

Kur saktësisht do të jetë i disponueshëm iOS 16.1.2?

iOS 16.1.2 është në dispozicion duke filluar nga sot, e enjte, 1 dhjetor. Ndërsa përditësimet shpërndahen gradualisht, mund të duhen disa orë që treguesi përkatës të shfaqet në cilësimet e pajisjes suaj.

Ndryshimet në iOS 16.1.2:

Sipas faqes zyrtare të kompanisë, iOS 16.1.2 nuk sjell ndonjë veçori të re të dukshme, por përkundrazi fokusohet në rregullime më të vogla. Në veçanti, Apple duket se e ka zgjidhur problemin me njoftimet e përplasjes, të cilat janë dërguar disa herë edhe nëse përdoruesi nuk është përfshirë në një aksident. Në të njëjtën kohë, kompania thekson se ka zgjidhur edhe çështjet e pajtueshmërisë me wireless-in, që do të thotë se nëse keni pasur një problem me sinjalin në celularin tuaj, problemi mund të jetë zgjidhur tani. Ky përditësim përfshin përditësime të rëndësishme të sigurisë dhe përmirësimet e mëposhtme për iPhone tuaj:

•             Përputhshmëri e përmirësuar me transportuesit me valë

•             Zbulimi i optimizuar i trafikut në modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përditësoni urgjentisht iPhone-t!"

Apple ka një kërkesë për përdoruesit