MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë format e trajtimit të obezitetit?

08.12.2022 - 12:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë format e trajtimit të obezitetit?

Mjeku: Trajtimet kryesore për obezitetin janë: dietat dhe ushtrimet fizike.

Programet me dietën mund të japin rënie në peshë për një kohë të shkurtër, por ruajtja e kësaj peshe të humbur, shpeshherë, kërkon ushtrime dhe pakësimin e ushqimeve energjike, si pjesë e përhershme e stilit të jetës së personit.

Të gjitha llojet e dietave me ‘pak karbohidrate’ dhe ‘pak yndyrna’ janë të mirëpritura, ashtu si edhe në rastet e sëmundjeve të zemrës dhe në rastet e diabetit. Sukseset me uljen e dietës dhe ndryshimin e stilit të jetës janë të ulta, që lëkunden nga 2-20%. Këshilla intensive rekomandohen në ata të cilët janë njëkohësisht obezë dhe me sëmundje zemre.

Tre medikamente: orlistat (Xenical), lorcaserin (Belviq) dhe një kombinim i phentermines dhe topiramates (Qsymia) janë në përdorim prej një kohe të gjatë. Rënia në peshë me orlistat është modeste, me një mesatare 2.9 kg (6.4 lb) për 1 deri 4 vjet. Përdorimi i saj shoqërohet me shumë çrregullime anësore gastro-intestinale dhe efekte negative në veshka.

Dy mjekimet e tjera janë të përshtatshme në SHBA, por jo në Evropë. Lorcaserini resulton pozitiv mesatarisht me 3.1 kg humbje peshe (3%) më shumë sesa placebo për gjatë një viti, por mund të rrisë problemet me valvulat e zemrës. Kombinimi i phenterminës dhe topiramates është disi më efektiv. Sidoqoftë, ai mund të shoqërohet me probleme në zemër.

Trajtimi kirurgjikal
Trajtimi më efektiv për obezitetin është kirurgjia. Komplikacionet ndodhin në rreth 17% të rasteve dhe rioperacioni është i nevojshëm në 7% të rasteve. Për shkak të kostos dhe rreziqeve po kërkohen metoda trajtimi më efektive dhe më pak invazive duke përfshirë devisat me ‘mbushje’ të hapësirës së stomakut me ballona.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.