MENU
klinika

“Primaret”

Demokratët u drejtohen sot kutive të votimit

04.12.2022 - 08:55

Ditën e sotme demokratë u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

“Primaret” janë një proces i organizuar për herë të parë nga një parti politike shqiptare. Nga “Primaret” do të dalin kandidatët që do të garojnë për koalicionin e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë në zgjedhjet lokale të 2023. Edhe këto zgjedhje e gjejnë PD të ndarë, pasi Enkelejd Alibeaj ka nisur të shpallë kandidatët e tij për këto zgjedhje.

Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë Shqiprinë ku do të dalë një kandidat i vetëm nga ata që do përzgjidhen më pas të kandidojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Mbrëmë u publikua edhe fleta e votimit për kandidatët e Tiranës. Demokratët do të zgjedhin nesër se kush do të jetë kandidati nga PD për kryetar të bashkisë së Tiranës mes Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin